Akuzohet se vrau gruan dhe 4 fëmijët, policia franceze arreston bashkëshortin monstër
Policia franceze arrestoi bashkëshortin e gruas që u gjet sot e vdekur sëbashku me katër fëmijet e saj në banesë. Prokuroria bëri të ditur se tanimë ai ndodhet në paraburgim dhe mbi të rëndojnë dy akuza, vrasje me dashje të të miturve nën moshën 15 vjeç dhe vrasje e qëllimshme e bashkëshortes, për të cilat dënohen me burgim të përjetshëm.
Sipas dëshmitarëve një burrë u pa duke u larguar nga banesa në rajonin Île-de-France ku policia më vonë gjeti trupin e gruas dhe katër fëmijeve të saj të moshës nga 9 muajsh deri në 10 vjeç. Nëna dhe dy fëmijët e saj të mëdhenj, të dyja vajza, ishin goditur disa herë me thikë; fëmijët më të vegjël, të dy djemtë, nuk kishin plagë me thikë, por dukej se ishin mbytur.
Policia mbërriti në banesën e gruas, pasi mori një telefonatë nga fqinja e saj, e cila ishte shprehur e shqetësuar se nuk po kontaktonte dot me gruan 35 vjeç me origjinë nga Haiti. Ajo thirri policinë pasi u afrua për të kontrolluar nëse ishin mirë dhe gjeti grilat e dritareve të mbyllura dhe pa gjak përpara derës. Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar për mediat. Prokurori i çështjes tha se dokumentet mjekësore të gjetura në banesë tregonin se i dyshuari, 33 vjeç, një hidraulik i kualifikuar me kombësi franceze, vuante nga depresioni dhe probleme psikologjike.
Në nëntor 2019 ai ishte arrestuar dhe marrë në pyetje pasi dyshohet se e goditi me thikë gruan e tij në shpatull gjashtë javë para lindjes së fëmijës së tyre të tretë. Ajo nuk pranoi të ngrinte akuza dhe refuzoi ndihmën nga organizatat për mbështetjen e viktimave, dhe çështja u pushua. Prokuroria tha se gruaja i deklaroi policisë në vitin 2019 se ajo dhe partneri i saj ishin takuar në shkollë qëkur ishin adoleshente dhe kishin qenë së bashku për 14 vjet. Ata u martuan në tetor të këtij viti.