Akuzoi Loredanën për përdorimin e imazhit, zbulohet lidhja e avokatit me familjen Zefi
Përveç çiftit zviceran, Loredana Zefi ka marrë një tjetër akuzë nga avokati Valentin Landmann. Ai ka thënë se reperja ka përdorur një identitet të rremë për të mashtruar çiftin, duke u prezantuar si Anna Landmann, vajza e paligjshme e avokatit.
Duket se Loredanës i ka ardhur në mendje ky emër pasi më parë, avokati Landmann e ka mbrojtur vëllain e saj Fatonin në një çështje.
Ai ka marrë përsipër të mbrojë çështjen e Fatonit duke u munduar që të mos dëbohet nga Zvicra. Gazeta zvicerane “20 minuten” ka zbuluar se vëllai i Loredanës, Fatoni është dëbuar nga Zvicra pasi ishte dënuar 73 herë për vjedhje e mashtrime.
Madje, ai konsiderohej si “Eskobari i Emmenbrucke” pasi kishte nisur të shiste mariuanë që në moshën 15 ose 16-vjeçare.
Avokati Landmann nuk ia ka dalë të fitonte çështjen e tij më 23 maj 2016, zbulojnë disa dokumente nga Prokuroria e Luzernit.
Kujtojmë se Fatoni ishte pjesë e skemës së mashtrimit ndaj çiftit Z, i cili i ka marrë 6 900 franga Petrës dhe i thoshte vazhdimisht se do ia kthente. Avokati Landmann nuk ka bërë ende asnjë koment për lidhjen e mëparshme që kishte me familjen Zefi. /Ora News.tv/