Al-Hilal, gatui t’i ofrojnë 300 milionë dollarë në vit

17 janar 2023 | 15:11

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite ëndërrojnë edhe Leo Messin, kjo jo më shumë se çfarë do jap “pleshti” në fushë, por më shumë për të tërhequr vëmendjen e medieve dhe për të rritur imazhin e futbollin në Arabi.

Objektivi kryesor është të fitojnë të drejtën për të organizuar Botërorin në 2030, ku kanë hedhur kandidaturën së bashku me Egjiptin dhe Greqinë.

Për t’ia arritur këtij qëllimi sheikët arab janë të gatshëm të bëjnë çmenduria financiare, janë bashkuar të gjithë për të afruar në Arabi yjet e futbollit botëror, ata që kanë më shumë influencë. Pasi siguruan shërbimet e Cristiano Ronaldos, rivalët e Al-Nassr, klubi Al-Hilal, po bën gjithçka për të siguruar shërbimet e Leo Messit, janë të gatshëm t’i ofrojnë 300 milionë dollarë në vit.

Në Arabinë Saudite, rivaliteti ndërmjet Al-Nassr dhe Al-Hilal është shumë i madh, disa e krahasojnë me “El Calico”-n ku Ronaldo dhe Messi kanë qenë protagonistë absolut për shumë vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale në Hagë ka bërë me dije se nesër…