Al Hilali fiton Ligën e Kampionëve për zonën e Azisë
24 nëntor 2021
| 11:53
Për herë të katërt në histori, ekipi nga Arabia Saudite, Al Hilal, kurorëzohet “mbret” i Azisë në futboll.
Ekipi i drejtuar nga Leonardo Jardim triumfoi në finalen e Ligën e Kampionëve për zonën e Azisë, teksa mundi rivalët e Pohang Stelers, ekipin nga Koreja e Jugut.
Me duelin e përcaktuar prej kohësh për t’u luajtur në Riyad, Al Hilal dominoi dhe fitoi 2-0 falë një supergoli të Al Dawsari vetëm pas 16 sekondash lojë dhe golit tjetër të shënuar nga Moussa Marega.
Për Al Hilal është trofeu i katërt pas sukseseve të arritura në vitet 1991, 2000 dhe 2019. Tashmë kjo skuadër fiton të drejtën për të luajtur në Botërorin e Klubeve.