Al-Hilali ofron 70 milionë funte për Darwin Nunez, Liverpooli e refuzon  

14 janar 2025 | 17:00

Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli, por vetëm për ofertën e duhur. “The Reds” janë të interesuar ta shesin yllin uruguaian, por jo për një çmim të ulët dhe tanimë kanë refuzuar ofertën e parë.

“Anfield Watch” raporton se Liverpooli ka refuzuar ofertën e Al-Hilal për Darwin Nunez prej rreth 70 milionë funte.

Fabrizio Romano më herët raportoi se një klub nga Arabia Saudite është i interesuar për lojtarin, por nuk është specifikuar se për cilin klub të saktë bëhet fjalë.

Romano deklaroi se Liverpool nuk është gati të shesë lojtarin, ndërsa Anfield Watch pretendon se Liverpool do të dëshironte 85 milion £ për lojtarin, me besimin se një marrëveshje prej 75 milion £ mund të jetë e mundur.

Sulmuesi uruguaian ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 26 ndeshje këtë sezon. Interesim për reprezentuesin uruguaian kanë shprehur edhe Atletico Madrid dhe Milan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Ju njoftojmë se nesër, më 15 janar 2025, në ora…