Al-Hilali pezullon kontratën e Neymarit
Lajme aspak të mira për Neymarin. Pas dëmtimit të rëndë me fanellën e Brazilit dhe tentativës për rrëmbim të partneres dhe vajzës së tij, lojtari i Cariocas duhet të përballet me pezullimin e kontratës nga Al-Hilal.
Klubi saudit ka vendosur ta pezullojë përkohësisht kontratën e ish-lojtarit të Barcelonës për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi, për të liruar vend për një tjetër të huaj në janar.
Masa hyn në fuqi duke filluar nga ky dimër, ndërkohë Neymari do të lihet jashtë skuadrës nga Jorge Jesus, i cili mori vendimin në marrëveshje me klubin siç komunikohet nga media saudite Arriyadiyah.
Pas dëmtimit të rëndë në gju, sulmuesi pritet të mungojë në të gjithë sezonin. Ai pritet të rikthehet në fushë vetëm në vitin 2024, duke bërë që Al-Hilali të vendosë që të ndërhyjë në merkato.