Al Ittihad synon katër transferime të mëdha gjatë kësaj vere
Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al Ittihad thuhet se po synon të kompletojë katër nënshkrime të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës. Gazetari i “L’Equipe”, Loic Tanzi ka pohuar se skuadra e Superligës Saudite po kërkon të përfundojë katër marrëveshje të mëdha në këtë afat kalimtar.
Ylli i Romës, Houssem Aouar thuhet se do të transferohet në skuadrën saudite, pasi ka bërë vetëm 25 paraqitje në sezonin e tij të parë në kryeqytetin italian. Për më tepër, Tanzi pretendon se Al Ittihad është gjithashtu në kontakt me sulmuesin anësor të Aston Villa, Moussa Diaby, qendërmbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos dhe mesfushorin e Manchester United, Casemiro.
E ardhmja e këtij të fundit në “Old Trafford” është mbuluar me pasiguri pas një sezoni të dytë të vështirë te Unitedi. Casemiro është raportuar gjerësisht për t’u larguar nga Unitedi këtë verë, me Superligën e Arabisë Saudite me sa duket një destinacion i mundshëm. Vlen të theksohet se te Al Ittihad luajnë yje si Karim Benzema, N’Golo Kante, Fabinho dhe Luiz Felipe