Al Ittihadi ‘frikëson’ Kloppin dhe Liverpoolin, kjo është oferta për Salahun  

24 gusht 2023 | 14:53

Me fonde pa limit, Arabia Saudite po tundon çdo lojtarë apo trajner. Së fundmi, sheikët i janë vënë pas sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah. Al Ittihad kërkon të formojë një dyshe ëndrrash për këtë sezon të ri Benzema-Salah.

Klubi saudit ka gati një ofertë marramendëse për të bindur “The Reds”, por dhe lojtarin. Sipas medieve angleze: Al Ittihad i ofron Liverpoolit 100 milionë euro për kartonin e egjiptianit ndërsa për Salahun kanë gati një ofertë 3-vjeçare dhe 100 milionë euro në vit.

Jurgen Klopp e konsideron “faraonin” të paprekshëm, pika kryesore e projektit të tij, por përballë një shifre të tillë, si drejtuesit e klubit ashtu edhe vetë lojtari janë të gatshëm të futen në negociata.

Problemi është se Liverpool e gjen veten të papërgatitur përballë një situate të tillë, duhet të lëvizin shpejt për të gjetur një zëvendësues, kanë kohë deri më 31 gusht. Opsioni i parë është Johan Bakayoko, sulmuesi belg 20-vjeçar i PSV.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuhi Tahiri shpall të pavlefshme diplomën, SHMT "Pjeter Bogdani", Ferizaj.…