Al-Ittihadi, gati 200 milionë paund për Salahun
01 shtator 2023
| 11:19
Padyshim kjo merkato vere ka qenë një nga më të “çmendurat”, me klubet arabe që kanë arritur të sigurojnë shërbimet e një sërë “yjesh” të futbollit evropian, ku ndër ta janë Karim Benzema, N’golo Kante e Neymar.
Mirëpo, “gjigandët” e Arabisë Saudite, duket se nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq, dhe pas refuzimit të ofertës së parë prej 150 milionë paundësh, skuadra e Al-Ittihad është e gatshmë të ofrojë plot 200 milionë paundë, për “faraonin” e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Më herët është raportuar gjithashtu dhe për dëshirën që egjiptian ka për të nisur një “aventurë” të re në kampionatin saudit, mirëpo bordi i “të kuqve” ka diçka tjetër në mendje dhe nuk kanë ndërmend të shesin “yllin” e tyre, sidomos tani që sezoni sapo ka filluar.