Al-Ittihadi kërkon Ramosin

03 shtator 2023 | 17:25

Që prej fundit të qershorit, ku përfundoi kontratën me “gjigandët” francezë të Paris Saint-Germani, “legjenda” e mbrojtjes spanjoll, Sergio Ramos është pa një ekip dhe në kërkim, të një “aventure” të re në karrierën e tij.

Interesimet për kartonin e 37-vjeçari kanë qenë të shumta, qoftë nga kampionati amerikan, turk, italian, meksikan e së fundmi ai arab, me një prej “gjigandëve” sauditë që janë të gatshëm të ofrojnë një “mal” me para për një prej më të mirëve të historisë.

Bëhet fjalë për skuadrën e Al-Ittihad, të cilët duket se ende nuk e kanë mbyllur merkaton e tyre për këtë sezon, teksa kërkojnë dhe shërbimet e spanjollit. Për këtë të fundit klubi ka gati një kontratë 2-vjeçare me vlerë 20 milionë euro në vit dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja e qendërmbrojtësit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gati gjysma e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në harkun…