Al Khelaifi: E konfirmoj një mijë herë që Messi është shumë i lumtur në PSG
Nasser Al Khelaifi ka folur për të ardhmen e Leo Messit, teksa presidenti i Paris Saint-Germain ka besim se superylli argjentinas do të qëndrojë në klubin francez.
“Unë konfirmoj një mijë herë se Leo Messi është shumë i lumtur me PSG. Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë”, tha shefi i klubit parisian për RMC.
“Do të diskutojmë pas Kupës së Botës”, shtoi ai. Messi këtë të diele mund të shpallet kampion bote për herë të parë me Albiceleste. Argjentinasi është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2023 dhe ideja do të ishte që të paktën të zgjatej marrëveshja deri në vitin 2024.
Siç raportoi MARCA, ideja e familjes Messi është të presin deri pas Kupës së Botës për të zbuluar se si duket e ardhmja në të gjitha kuptimet dhe për të kontrolluar disponimin dhe formën e tij.