Al-Khelaifi: Mbappe dhe Neymari të qëndrojnë përgjithmonë te PSG-ja

11 mars 2021 | 16:18

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi është i bindur se Kylian Mbappe dhe Neymari do të qëndrojnë në kryeqytetin francez.

“Mbappe dhe Neymar janë parisienë dhe ata do të qëndrojnë përgjithmonë në Paris”, ka thënë Al-Khelaifi. Presidenti i PSG-së foli edhe për barazimin e arritur kundër Barcelonës dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Është një nder i madh të jesh në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Unë tashmë kam harruar atë që ndodhi katër vjet më parë. Do të mbetet në histori, por ne kemi luajtur dhe kemi eliminuar një ekip të shkëlqyeshëm të Barcelonës”, ka përfunduar presidenti i PSG-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë të enjten në…