Al Khelaifi: Mbappe qëndron në PSG
Kylian Mbappe mbetet një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve, në një kohë kur sulmuesi francez është ende i paqartë për të ardhmen.
Fakt është që Reali e ka vendosur prej kohësh në majën e listës së dëshirave, presidenti Perez nuk e ka fshehur kurrë simpatinë për Mbappe dhe nuk e përjashton mundësinë për të bërë një tjetër lëvizje gjatë merkatos së verës.
PSG-ja nga ana e tij i ka vendosur prej kohësh në tavolinë një “chek të bardhë” dhe opsionin për ta rinovuar kontratën, por Mbappe vijon të hezitojë, pikërisht ky detaj ka bërë që mediat të flasin në mënyrë konstante për të ardhmen e sulmuesit francez. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë temë presidenti i PSG-së, sheiku Nasser Al Khelaifi: “A do të qëndrojë Mbappe te PSG-ja? Po, e sigurt”.