Al Nassri mund të luajë në Ligën e Kampionëve

15 nëntor 2023 | 12:16

Al-Nassr i Cristiano Ronaldos mund të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, në sezonin 2024-25.

Kompeticioni më i rëndësishëm në Evropë ka pasur ekskluzivisht vetëm klube të lidhura me UEFA-n që konkurrojnë që nga fillimi i saj tre dekada më parë. Megjithatë, tani është vendosur t’i ofrohet një ftesë skuadrës saudite të Pro League, Al-Nassr për edicionin e vitit të ardhshëm, duke marrë parasysh popullaritetin e klubit në Evropë.

Natyrisht, një ftesë e tillë ndikohet edhe nga prezenca e Cristiano Ronaldos, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve me 140 gola, i cili iu bashkua klubit në dhjetor si lojtar i lirë. Një nga lojtarët më të mirë të planetit, 38-vjeçari Ronaldo ngjan me verën, teksa ka nisur fuqishëm sezonin.

Kapiteni i Portugalisë ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar 9 asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

UEFA tani dëshiron të shfrytëzojë popullaritetin e klubit të Arabisë Saudite dhe të Cristiano Ronaldos, duke planifikuar t’u bëjë atyre një ftesë për sezonin 2024-2025.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratën e…