Al-Nassrit i bllokohen transferet

12 korrik 2023 | 15:55

“Stop” transferimeve, për tri afate kalimtare, për Al-Nassr të Cristiano Ronaldos.

Ky është vendimi i FIFA-s sa u përket transferimeve vendore dhe ndërkombëtare, me vendimin që arriti për mungesën e pagesës së bonuseve për Leicester Cityn prej 14 milionë funtesh, siç ishte përshkruar në marrëveshje për sulmuesin nigerian, Ahmed Musa.

Al-Nassr është dashur t’ju paguante “Foxes” 390 mijë funte, por nuk e ka paguar ende këtë shumë dhe tash është dënuar rëndë klubi arab.

Vendimi fillestar i FIFA-s kishte arritur në vitin 2021 dhe më pas është përkrahur edhe nga Tribunali i Arbitrazhit Sportiv, i cili e ka mbajtur anën e Leicesterit në këtë rast.

Al-Nassr është dashur ta paguante këtë shumë në kohën e caktuar, por nuk e bëri një gjë të tillë dhe tash iu bllokua “pazari”.

Duket se Marcelo Brozovic i Interit do të jetë transferi i fundit i Al-Nassr, i cili s’do të mundë të bëjë përforcime në tre afatet kalimtare të verës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë seancë…