Al Pacino lidhet me një grua 53 vjet më të re

18 prill 2022 | 08:59

Al Pacino, 81 vjeçar, është në lidhje me Noor Alfallah, 53 vjet më e re se ai, tash e një kohë të gjatë.

Pacino dhe Alfallah u fotografuan së bashku këtë javë në një darkë grupore duke festuar një ekspozitë të re arti me veprat e piktorit Julian Schnabel.

Alfallah ka qenë më parë në lidhje me Mick Jagger, 78 vjeç, investitorin miliarder dhe filantropist Nicolas Berggruen, 60 vjeç, dhe gjithashtu është parë në Los Anxhelos me 91 vjeçarin Clint Eastwood, për të cilin ajo këmbënguli se ishte mik i familjes.

Një burim tha: “Pacino dhe Noor filluan të takoheshin gjatë pandemisë. Ajo shoqërohet kryesisht me burra të moshuar shumë të pasur. Ajo ishte me Mick Jagger për një kohë, më pas u takua me Nicholas Berggruen”, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet kanë raportuar për disa shpërthime në perëndim dhe lindje…