Al Rayyan i ofron Gjimshitit 4 milionë euro në sezon
04 gusht 2024
| 15:41
Është një nga futbollistët kyç të Atalantës, por një interesim nga Katari mund ta tundojë Berat Gjimshitin.
Ekipi i Al Rayyan është i gatshëm t’i ofrojë mbrojtësit shqiptar një kontratë 3-vjeçare, me një pagesë prej 4 milionë eurosh në sezon, sipas mediave italiane.
Megjithatë, 31-vjeçari thuhet se ende nuk ka marrë një vendim.
Gjimshiti është pjesë e Atalanta që në 2016, duke u huazuar vetëm për një sezon, e duke luajtur 240 ndeshje, me 8 gola të shënuar e 8 asiste.