Al Thani kërkon të blejë Unitedin, synon transferimin e Mbappes

04 maj 2023 | 14:30

Jassim Al Thani, president i një prej bankave më të mëdha në Katar (QIB, ed) dhe nipi i numrit një të PSG-së, synon të blejë Manchester United.

Ndryshe nga thashethemet e qarkulluara ditët e fundit, nëse arrin të marrë klubin e Djajve të Kuq, ai nuk do të synojë që të blejë Neymarin, por Kylian Mbappe, Kingsley Coman dhe Eduardo Camavinga, me dy të parët që luajnë te PSG-ja dhe i treti me Real Madridin.

Pronarët e Manchester United, edhe pse janë përfolur në muajt e fundit që e kanë nxjerr në shitje klubin, deri më tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar. Nëse Al Thani do të blejë United, atëherë do të sfidojë Cityin, që nga ana tjetër prej vitesh shijon investimet e mëdha arabe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është zhvilluar sot Konkursi Ndërkombëtar për projektin e stadiumit të…