
Alaba, afër Realit
11 dhjetor 2020
| 12:38
Futbollisti i Bayern Munchen, David Alaba është kthyer në shënjestrën e klubeve të mëdha të Evropës.
Së fundmi, raportohet se Real Madridi është favoriti për të nënshkruar vitin e ardhshëm me futbollistin austriak, i cili ende nuk ka arritur të rinovojë kontratën me kampionët e Evropës.
Të interesuar për Alabanë janë dhe PSG-ja, Barcelona dhe Chelsea. 28-vjeçari është kthyer në problemin kryesor të klubit gjerman teksa kërkon të paguhet me kontratën e re shumë më tepër nga çfarë ofrojnë drejtuesit “bavarezë”.