Alaba: Bayerni është shtëpia ime

16 shtator 2020 | 16:27

Situata e David Alaba është një nga çështjet që duhet të zgjidhë Bayern Munchen. Anësori i majtë ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me rekordmenët e Gjermanisë dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

“David ka një piranja lakmitare si këshilltar. Ne të gjithë duam që ai të qëndrojë, pasi është një djalë dhe lojtar i shkëlqyer”, u shpreh Uli Hoeness, fjalë që nuk i kanë pëlqyer lojtarit austriak, diçka që e thekson në prononcimin  e dhënë për Sky Sport Germania.

“Do të doja të mos bëhej publik asnjë informacion në lidhje me kontratën time. Jam befasuar dhe lënduar nga disa deklarata që janë shfaqur në media. Bayern Munchen është më shumë se një klub për mua. Bavaria është shtëpia dhe familja ime. Në një familje mund të ketë mosmarrëveshje, por familja mbetet. Unë do të vazhdoj të mendoj në këtë mënyrë pa marrë parasysh se çfarë ndodh, nuk do të më bëjë asgjë të ndryshoj mendim për Bayernin”, deklaron Alaba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina ka rinovuar kontratat mesfushorët Lorik Boshnjaku dhe Endrit…