Alaba këput ligamentin
18 dhjetor 2023
| 13:06
Mbrojtësi i Real Madrid, David Alaba, ka pësuar një lëndim të rëndë në sfidën ndaj Villarrealit, ndeshje të cilën madrilenët e fituan me rezultatin 4-1.
Në minutën e 35-të, Alaba në përpjekje për të larguar topin e zuri gjurin e tij në një pozicion jo të mirë dhe tani sipas raportimeve të medieve spanjolle, ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, që ndryshe njihet si ACL.
Kështu, Ancelotti mund të kërkojë në merkaton e janarit një transferim të ri në qendrën e mbrojtjes, pasi Alaba pritet të mungojë për një kohë të gjatë.