Alaba me festim të rrallë: Mos u ul në karrigen tonë

10 mars 2022 | 17:06

David Alaba ka hyrë në histori edhe pse nuk ishte brilant në ndeshjen që Real Madridi e fitoi me shifrat 3-1 ndaj PSG-së.

Mbappe shpeshherë e kaloi austriakun, ashtu si edhe në rastin e golit që thuajse nxori jashtë loje madrilenët.

Por, gjithsesi, ai është kthyer në një nga lojtarët ikonë të kualifikimit për tifozët madrilenë pas kësaj sfide për një festim të rrallë. Kur Benzema shënoi golin e tretë, lojtari i ekzaltuar mbërtheu një nga karriget e mbikëqyrësve të ulur rreth fushës dhe e ngriti lart mbi kokë si pjesë të festës. Një pamje që ka bërë xhiron e botës duke u shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. Edhe vetë Alaba e ka shpërndarë në rrjetet sociale foton e tij me një mesazh të qartë për të gjithë ata që sfidojnë madrilenët në turneun e tyre, Ligën e Kampionëve.

“Mos u ul në karrigen tonë”, ka shkruar mbrojtësi austriak, duke shpjeguar domethënien e atij festimi të çuditshëm që pushtoi rrjetin, duke hedhur dorashkën e sfidës për të gjithë ata që do të tentonin ta pengonin Realin në rrugën drejt trofeut të radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të enjten se…