Alaba nuk largohet nga Bayerni

27 gusht 2020 | 14:20

Zyrtari i lartë i Bayern Munchenit, Karl-Heinz Rummenigge, beson se David Alava do të mbetet në klub.

Ishte paralajmëruar kohë më parë se reprezentuesi austriak do të largohet nga skuadra fituese e Ligës së Kampionëve, por Rummenigge ka thënë se pret që Alaba të mbetet në “Allianz Arena”.

“Me dëshirën më të madhe nuk mund ta paramendoj se Davidi dëshiron të largohet nga Bayerni. Ne jemi shumë të interesuar për qëndrimin e tij. Mendoj se ndihet si në shtëpi”, ka deklaruare Rummenigge për “Bild”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha thotë se…