Alaba: Reali është klubi më i madh në botë
David Alaba është shprehur i kënaqur me transferimin e tij tek Real Madridi.
Alaba u prezantua si lojtar i Real Madridit ku ishte i shoqëruar nga presidenti, Florentino Perez në konferencën për shtyp.
Ai do të veshë fanellën me numër katër, të cilën e kishte bartur Sergio Ramos për më shumë se 12 vite në “Santiago Bernabeu”. “Ardhja tek Real Madridi është arritja e një ëndrre, Reali është klubi më i madh në botë”.
“Numri 4? Klubi ma ofroi sepse nuk kishte tjetër, e di domethënien e tij dhe do ta vesh me krenari”.
“Numri 4 i Real Madridit përfaqëson lidership dhe fuçi, gjëra që dua t’i kem edhe unë”.
“Unë erdha këtu sepse dëshiroja të rritesha si lojtar, opsioni im i vetëm ishte Reali. Më vjen keq që Zidane u largua, por me Ancelottin kam punuar dhe e njoh mirë. Unë mund të luaj disa pozicione, por ai është vendimi i Ancelottit”.
“Real Madridi është një klubi madh, kështu jam ndjerë që kur kam qenë i vogël, është me të vërtetë e veçantë që jam këtu”, përfundoi David Alaba.
💬 @David_Alaba's first words as a @RealMadrid player! #WelcomeAlaba pic.twitter.com/rAHQomoRxU
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) July 21, 2021