Alaba rezulton pozitiv me Covid-19
28 korrik 2021
| 15:04
Futbollisti i ri i Real Madridit, David Alaba ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Alaba është lojtari i dytë pas Karim Benezmas që ka rezultuar pozitiv tek “Los Blancos”. Alaba ka rezultuar pozitiv në testimin e fundit me metodën PCR, ai tashmë është vetizoluar dhe është duke iu nënshtruar protokolleve anti-COVID-19.
Siç dihet futbollisti austriak gjatë kësaj vere u largua nga Bayern Munchen dhe u transferua në Real Madrid.