Alarm i rrejshëm mbi dyshimin për shpërthimin në Aeroportin “Adem Jashari”
Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë lidhur me dyshimet për një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten.
Informatë shtesë:
Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.