Alarm i rremë, merr fund bllokimi i disa urave në Londër
15 shkurt 2022
| 13:26
Në Londër është rikthyer normaliteti pas alarmit të rremë që u dha për një objekt të dyshimtë të gjetur në rrugë që bëri që shumë rrugë të bllokohen.
Mediat bëjnë me dije se alarmi i rënë në Londër ishte i rremë dhe se nuk përbënte rrezik për qytetarët ndaj janë rihapur katër urat e bllokuara në kryeqytetin britanik.
Më herët gjatë ditës, policia mbylli disa ura një milje përgjatë Thames për të hetuar incidentin. Urat që u mbyllën janë Westminster dhe Waterloo si dhe urat e këmbësorëve Hungerford dhe Golden Jubile, ndërsa alarmi i sigurisë shkaktoi probleme të përkohshme në trafikun e trenave./abcnews.al/