Alarm në Gjermani: Milingonat pushtojnë shtëpitë dhe ndërpresin energjinë dhe internetit

11 prill 2025 | 23:34

Lloji pushtues “Tapinoma magnum” po shkakton bujë në jugperëndim. Krijesat e vogla formojnë koloni, pushtojnë shtëpitë dhe madje shkaktojnë ndërprerje të energjisë dhe internetit, shkruan Bild.

Ekspertët në Shtutgart dhe Karlsruhe po hetojnë rastin, ndërkaq të prekura veçanërisht janë Baden-Württemberg dhe pjesë të tjera të Gjermanisë.

Në Kehl, një kënd lojërash për fëmijë është mbyllur prej muajsh për shkak të kolonisë së këtyre milingonave.

Lloji i milingonave, me origjinë nga rajoni i Mesdheut, ka vite që po shumohet në jugperëndim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha 11 Prill – Dita e Dëshmorëve të…