Alarm për bomba në disa gjykata në Podgoricë
01 prill 2024
| 09:24
Mëngjesin e sotëm gjykatat themelore, e Larta, e Apelit dhe ajo Kushtetuese në Podgoricë në Mal të Zi janë kërcënuar me bombë.
Bëhet fjalë për mjete shpërthyese të vendosura në objekte, njofton policia për portalin M.
Punonjësit janë evakuuar nga ndërtesat.
Policia ndodhet në terren dhe po kontrollon objektet.