Alarm për bombë në 14 aeroporte të Francës, 8 prej tyre u evakuuan

19 tetor 2023 | 20:15

Katërmbëdhjetë aeroporte franceze ishin objekt i kërcënimeve të reja sulmi mëngjesin e së enjtes, 19 tetor.

Të paktën, “8 aeroporte” kanë kryer evakuime për shkak të këtyre kërcënimeve me bomba, sipas informacioneve nga një burim i afërt me çështjen, të cituar nga Agence France-Presse (AFP).

Të mërkurën, shumica e aeroporteve kryesore franceze, me përjashtim të dy në Paris, u evakuuan përkohësisht pas kërcënimeve, duke çuar në anulimin e 130 fluturimeve dhe vonesa të panumërta. Këto alarme janë shtuar prej disa ditësh në Francë, dhe veçanërisht pas sulmit që i kushtoi jetën mësuesit Dominique Bernard në Arras.

Të enjten, sipas të njëjtit burim, u evakuuan aeroportet e Brest (Finistère), Carcassonne, Rennes, Tarbes, Bordeaux, Béziers (Hérault), Montpellier dhe Nantes. E kontaktuar nga AFP, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGAC) konfirmon se “disa aeroporte kombëtare, duke përfshirë atë të Nantes, morën kërcënime për sulm këtë mëngjes” , pa dhënë një numër apo emër, situata është luhatëse. /euronews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
38 vjeçari shqiptar Saimir Gjoka, ka humbur jetën në një…