Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
26 mars 2023
| 21:17
Policia e Kosovës ka marrë një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Kështu ka bërë të ditur për Portali dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, të dielën e 26 marsit.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, tha ajo.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën.