Alarm për bombë në Universitetin e Prishtinës
24 korrik 2022
| 21:43
Policia ka pranuar informata për mundësinë e një shpërthimi në kampusin e Universitetit “Hasan Prishtina”.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet për menaxhimin e situatës.
“Rreth orës 19:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten”, tha Ahmeti.