Alarm për bombë pranë qendrës së informimit të BE në Tiranë
01 prill 2018
| 20:33
Gjendet një çantë e dyshimtë pranë Zyrës së Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë. Ende nuk dihet se çfarë ka brenda në çantë, por sipas informacioneve të para, dyshohet për bombë.
Zona është rrethuar nga forca të shumta të policisë, ndërkohë pritet ardhja e forcave xheniere për të bërë shpërthim të kontrolluar. Çanta ndodhet në krah të “Pallatit të Kongreseve”. Policia ndodhet në zonë, shkruan “tiranatoday”.
Qarkullimi i mjeteve është ndërprerë në zonën ngjitur me Pallatin e Kongreseve. Policia ka zbarkuar në zonën dhe po bën kontrollin e çantës më qen anti-eksploziv.