‘Alarm’ tek Franca, Hernandez rrezikon ndeshjen e partë në ‘Euro 2024’

13 qershor 2024 | 13:12

Fati në këtë prag evropian po tregohet shumë i ashpër me skuadrat e mëdha kombëtare, teksa dëmtimet janë kryefjala e këtyre ditëve.

Nëse Holanda deri tani ka qenë skuadra më e prekur nga këto lëndimet, edhe tek Franca e Didier Deschamps nuk janë të qetë. Shkak është bërë ylli i Milanit Theo Hernandez, i cili u detyrua të lërë stërvitjen me “Gjelat”, për shkak të një problemi fizik, vetëm 20 minuta pasi seanca në Padeborn e kombëtares së Didier Deschamps kishte nisur.

Mediat në Francë e vendosin në pikëpyetje aktivizimin e tij në ndeshjen hapëse, atë që Franca do ta luajë, përballë Austrisë, ditën e hënë, datë 17 Qershor.

Orët në vijim do të jenë deçizive për të kuptuar shkallën e dëmtimit dhe vendosur më pas nëse Theo do të jetë i gatshëm apo jo për sfidën e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Prishtinë u festua 25-vjetori i çlirimit të Kosovës…