Alarmante gjendja me Covid-19 në Kosovë, Qeveria mblidhet sot
Pas konfirmimit të 8 vdekjeve vetëm gjatë ditës së shtunë dhe shtimit të rasteve në ditët e fundit, kryeministri Avdullah Hoti, do të zhvillojë sot një takim me krerët e institucioneve shëndetësore në vend.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, e cila ka njoftuar se të dielën në ora 13:00.
“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:00. Pas takimit do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftim.
E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 178 raste të reja me koronavirus në vend.
Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 3356.
E dje edhe 50 persona të tjerë nga koronavirusi në vendin tonë.
Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot më 05 korrik 2020, janë shëruar 50 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.874 raste, kurse raste aktive 1.416”, thuhet në njoftim.