Alarmante/Mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Zvicër

23 dhjetor 2020 | 16:55

5 mijë e 33 raste me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Zvicër.

Gjatë kësaj kohe 51 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e këtij virusi në këtë shtet.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, numri total i të infektuarve me COVID-19 në Zvicër ka shkuar në 423 mijë e 299.

6 mijë e 975 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 311 mijë e 500 persona janë shëruar nga ai.

104 mijë e 824 raste janë aktive me këtë virus në Zvicër, nga të cilët 429 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Përndryshe, deri tani në Zvicër janë realizuar gjithsej 3 milionë e 428 mijë e 57 raste të infektuara.

Ndërsa, numri i të infektuarve me COVID-19 në botë ka shkuar në 78 milionë e 524 mijë e 252.

1 milionë e 727 mijë e 214 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 55 milionë e 276 mijë e 354 janë shëruar nga ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Moldavisë, Ion Kiku, ka njoftuar të mërkurën se…