Alarmohen britanikët, rreth 5 mijë shtretër të mbushur çdo ditë nga virusi kinez
Liderët shëndetësorë britanikë paralajmëruan se Sistemi Shëndetësor Publik po përballet me një “kërkesë jashtëzakonisht të lartë”, me numrin e rasteve tashmë rreth dyfish më të lartë se kulmi i vitit të kaluar.
Për rreth 5,000 shtretër çdo ditë mbushen me pacientë të infektuar nga virusi dhe zyrtarët presin që kriza të thellohet këtë javë pasi fëmijët të kthehen në shkolla pas pushimeve të Krishtlindjeve, transmeton klankosova.
Pacientët janë detyruar të presin deri në 50 orë në urgjencë (A&E) para se të pranohen në pavione.
Dhe radhët e ambulancave deri në 18 njëra pas tjetrës janë formuar jashtë spitaleve ndërsa ato presin orë të tëra për të lëshuar pacientët, duke i lënë ato të paafta të përgjigjen ndaj thirrjeve të tjera emergjente 999.
Sipas mail online, duke u angazhuar për përmirësime, sekretari i Shëndetësisë Wes Streeting pranoi se ishte “i shqetësuar dhe i turpëruar” për të parë situatën ku po ndodhen britanikët e sëmurë.
Ndërkohë, disa punonjës shëndetësorë janë urdhëruar të fillojnë të mbajnë maska sërish për të frenuar përhapjen e infeksioneve, dhe spitalet po vendosin kufizime më të rrepta për vizitorët.