Alarmon AKB-ja: Mbi 500 punëtorë vijnë nga Bangladeshi, Turqia dhe India në Kosovë

08 shtator 2023 | 13:42

Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB), e udhëhequr nga Agim Shahini  është shprehur e shqetësuar me ikjen e të rinjve për në shtetet e BE-së, ku për çdo vit kanë ikur me viza pune mbi 50 mijë qytetarë të Kosovës.

Por, shqetësimi edhe më i madh i këtij institucioni ekonomik është edhe ardhja e shumë të rinjve nga Bangladeshi, Turqia e India me çka rrezikohemi që të ndryshohet edhe struktura demografike në një të ardhme të afërt në Kosovë.

“Aleanca Kosovare e Biznesit është shprehur e shqetësuar pse të rinjtë e Kosovës ikin në BE për çdo vit me viza pune rreth 50 mijë veta dhe në vend të tyre vijnë punëtorë nga Bangladeshi, Turqia e India. Sipas një studimit të AKB-së tregu i punës po varfërohet nga kosovarët çdo vit e po plotësohet nga të huajt për të cilët as ndërmarrësit kosovarë nuk i punësojnë me dëshirë, por kanë nevojë për t’i mbajtur aktiv punën e vet dhe aktivitetet ekonomike dhe biznesore në Kosovë, kurse të rinjtë tonë i lënë vendet bosh, familjen, prindërit dhe kanë qëllim migrimin jashtë, ku pas liberalizimi të vizave nga 1 janari 2024, viti i parë do t’i merr me veti rreth 150 mijë veta, me këtë trend vendi ynë rrezikon të ndryshojë edhe strukturën demografike në një të ardhme nga migrimi i kosovarëve”, ka njoftuar AKB-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA A mund të ketë…