![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/3C4291F5-C261-4F84-9F94-D3BC5ED8484C.jpeg)
Alarmon shefi i OKB-së: Lufta mund të sjellë valë të paprecedent urie dhe mjerimi
Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen edhe më shumë, duke prekur 1.6 miliardë njerëz. Kështu ka thënë shefi i OKB-së, Antonio Guterres.
“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cituar nga agjencia AFP, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.
“Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedent urie dhe mjerimi, duke sjellë kaos social dhe ekonomik pas saj”, ka theksuar Guterres.
Ndërsa, kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.
“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, theksoi shefi i OKB.