Alarmuese: 18 të vdekur dhe 2 295 raste të reja me Covid

26 gusht 2021 | 15:08

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 2 295 raste të reja me Covid.

“Nga 12.406 testime,  2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786. Në total numri i rasteve aktive është 24.939.”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy skuadrat e Kosovës, Sigal Prishtina dhe Peja që sivjet…