Alarmuese: Mbi 2 000 raste të reja me Covid në Kosovë
19 janar 2022
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 9.194 testime, 2.050 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 462 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.371.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 7.266.