‘ALB-Architect’, sponsor gjeneral i ‘FC Liqeni’
Kompania e njohur në vend, “ALB-Architect” e ka marrë përsipër rolin e sponsorit gjeneral për klubin e futsallit “FC Liqeni – Drenas”, për sezonin 2023/24.
“Në mbështetje të aktiviteteve të kulturës, rinisë dhe sportit në vendin tonë, me kënaqësi njoftojmë se ‘ALB-Architect’ ka marrë përsipër rolin e sponsorit gjeneral për klubin e futsallit ‘FC Liqeni – Drenas’, për sezonin 2023/24. Në këtë rrugëtim të ri sportiv, ne jemi të bindur që ‘FC Liqeni’ do të përfitojë nga kjo përkrahje drejt triumfeve të tjera. ‘ALB-Architect’ është këtu për të krijuar një partneritet të fortë dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një rrugëtimi të suksesshëm sportiv për klubin dhe komunitetin e tij”, thuhet në njoftimin e kompanisë në fjalë. Kjo nuk është hera e parë që kompania “ALB-Architect” përkrah projekte të ndryshme në interes të rinisë dhe sportit në vendin tonë.