![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/FFvpoqmWQAAfaov-scaled.jpeg)
Alba: Barcelona synon të fitojë në Bernabeu dhe të luftojë për La Ligan
Jordi Alba ka folur për situatën e tij personale në Barcelonë dhe në ekipin kombëtar dhe ka diskutuar sesi skuadra e tij po i afrohet El Clasico të sotme (e diel) në Santiago Bernabeu.
Mbrojtësi i majtë ka thënë se skuadra e Xavi Hernandezit po shkon në ndeshjen kundër Real Madridit me synimin për të fituar dhe sfiduar për titullin e La Ligës.
“Synimi ynë është që të shkojmë në Bernabeu për të fituar dhe për të vazhduar të luftojmë për La Ligën”, ka thënë fillimisht Jordi Alba.
“El Clasico do të përcaktojë pjesën tjetër të sezonit”.
“Ardhja e Xavit si trajner ishte një lajm fantastik për zhveshtoren. Ai e njeh klubin nga brenda, në të mirë dhe në të keq, dhe kjo të jep shumë besim”.
“Ndjenja përreth vendit është më e mirë tani. E shoh motivimin tek shokët e skuadrës dhe te tifozët”.
Alba gjithashtu foli edhe për Kupën e Botës “Katar 2022 me Spanjën.
“Do të jetë Botërori im i fundit. Po vij në një moment shumë të mirë dhe shpresoj të jem në listën e trajnerëve dhe të përpiqem të fitoj një Botëror tjetër”.
IT IS TIME. #ELCLÁSICO pic.twitter.com/isUDQYhXat
— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 20, 2022