
Alba: Jam gati të rinovoj me Barçën edhe me ulje page
Jordi Alba është pjesë e Barcelonës prej vitit 2012. Mbrojtësi i majtë ka fituar gjithçka në “Camp Nou”, ndërkohë që ka kontratë deri në vitin 2024 me klubin katalanas.
Në një prononcim për Marca, 33-vjeçari foli edhe për të ardhmen, duke deklaruar se është gati të ulë pagën për Barçën.
“Do të qëndrojë këtu deri vitin e ardhshëm, pasi mendoj se jam ende në nivel të mirë. Është e vërtetë që nuk po luaj çdo ndeshje, por përpiqem të jap më të mirën kur kanë nevojë për mua. Kur nuk luaj, unë përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës duke i mbështetur nga bankina. Është shumë e rëndësishme t’i ndihmoj, të jem me shokët e mi dhe t’i këshilloj. Rinovimi? Nëse do më kërkojnë të ul pagën për të firmosur kontratën e re, atëherë do e bëj. Gjithmonë kam dhënë ndihmën time kur më është kërkuar”, deklaroi Jordi Alba.