![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/IMG_20220925_234437.jpg)
Alban Hyseni merr besimin e anëtarësisë për kryetar të Vetëvendosjes në Gjilan
25 shtator 2022
| 23:45
Alban Hyseni, kryetar aktual i Komunës së Gjilanit është zgjedhur kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.
Në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik, kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Arijeta Rexhepi dhe kryetar/e i/e RVV në qendër është zgjedhur, Genc Halimi.