Alban Ramadani prezantohet te Llapi
18 gusht 2020
| 16:14
Skuadra e Llapit edhe të martën ka vazhduar me përforcime. Futbollisti i radhës që ka “aterruar” në stadiumin “Zahir Pajaziti” është Alban Ramadani.
“Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit me mesfushorin defanziv, Alban Ramadani”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.
25-vjeçari ka lindur në Gjenevë të Zvicrës, kurse pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në ekipet zvicerane si Servette FC U21, FC Stade Nyonnais, FC Chiasso, FC United Zurich, SC YF Juventus, Etoile Carouge si dhe në Itali tek skuadrat: Calcio Padova, Pordenone Calcio dhe SS Maceratese 1922.
(V.Z / Epoka e re)