
Alban Skenderaj falënderon të gjithë për urimet e martesës
28 maj 2019
| 10:47
Të dielën që lamë pas çifti i njohur i këngëtarëve Alban Skenderaj dhe Miriam Cani njoftuan gjithë ndjekësit e tyre se tashmë janë burrë e grua. Njoftimi erdhi disa javë pas ditës së shënuar, pasi ata u martuan në fshehtësi në Maldive. Teksa kanë marrë urime të shumta për martesën, Albani ka zgjedhur të falënderojë me një fotografi fantastike ku shihen duke u puthur në mes të detit. “Faleminderit nga zemra të gjithëve për urimet! Ju duam shumë”, ka shkruar Albani në “Instagram”.