Alban Skenderaj vazhdon të publikojë foto nga e kaluara pa lejen e Miriamit
17 prill 2020
| 14:56
Është kthyer në një batutë mes ndjekësve të tij dhe Albanit, ku këngëtari po vazhdon të postojë foto pa lejen e bashkëshortes së tij, këngëtares Miriam Cani.
Postimi i fundit vjen duke paraqitur një shkrepje të vitit 2007, duke cilësuar këtë kohë si “moda e barkut jashtë” si referencë e veshjes së Miriamit.
Këngëtari po ashtu thekson se edhe ky postim ishte bërë pa lejen e Miriamit duke u fshehur në bodrumin e shtëpisë.
https://www.instagram.com/p/B_DNkUjgebV/?utm_source=ig_web_copy_link