
Alban Zeka emërohet drejtor i Inspeksionit në komunën e Podujevës
31 korrik 2023
| 10:00
Me vendim të kryetarit të komunës, Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar drejtor i Inspeksionit, Alban Zeka.
Alban Zeka ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Sociologji, gjithashtu ka mbaruar edhe studimet e magjistraturës në këtë drejtim.
I ka 10 vjet përvojë punë si profesor në Gjimnazin “Aleksandër Xhuvani”. Është i martuar dhe ka një fëmijë.
Kryetari Bulliqi i ka uruar suksese drejtorit Zeka në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij.