
Alban Zogaj jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Prishtinës për t’u bërë deputet
27 mars 2025
| 15:09
Alban Zogaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës. Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në “Facebook”, ku shkroi se është një që e ka mbajtur me nder, përkushtim dhe dashuri të thellë për kryeqytetin.
“Dorëheqja ime vjen si rezultat i zgjedhjes sime si deputet në Kuvendin e Kosovës – një përgjegjësi e madhe që e pranoj me përulësi e përkushtim të plotë. Besimi i qytetarëve është shtysa ime më e madhe për të vazhduar punën në një nivel tjetër, tash për të gjithë Kosovën. Prishtina do të mbetet gjithmonë në zemrën time. Kjo nuk është një lamtumirë – është vetëm një kthesë e re në rrugën e shërbimit publik”, ka thënë Zogaj.